Ambasada e SHBA tur me biçikleta nga Shkodra në Sarandë për një mjedis të pastër

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Në "Ditën e Tokës", rrugëtimi i zëvendës ambasadorit amerikan Henry Jardine, nga Shkodra drejt Lezhës, do të niste me 15 minuta vonesë pasi diplomatit amerikan do ti prishej bi?ikleta.
Por ky problem i vogël, duket se ishte vetëm syri i keq i aktiviteteve të organizuara në Shkodër në kuadër të kësaj dite, ku përfaqësues të pushtetit vendor dhe shumë çiklistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe nxënës të shkollave ishin mbledhur për të qenë pjesë e tyre.
Ekspozita e përgatitur nga Ahrus dhe OJQ Ambientaliste për Mbrojtjen e Mjedisit, çeli siparin e aktiviteteve. Kryebashkiaku i Shkodrës, Lorenc Luka, theksoi se kjo nisëm ka një domethënie të veçantë për Shkodrën dhe qytetarët e saj.
Aktivitetet në kuadër të ditës së tokës do zgjasin katër ditë, ku do promovohet pedalimi në qytetet e ndryshime si Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë për të përfunduar në Sarandë.

Share This Video


Download

  
Report form