Naço: KLD si repart ushtarak, Çefa: Akuza politike

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe zëvëndëskryetari i KLD-së, Elvis Çefa u përballën me njëri-tjetrin në akuza të ndërsjellta për situatën në këtë Këshill në studion e Ora News gjatë debatit mes tyre në "Tonight Ilva Tare".
Ndërsa Cefa tha se KLD ka vepruar me efiçencë dhe Integritet, Ministri Naço iu përgjigj duke theksuar se ky institucion funksionon si "repart ushtarak" për të bërë "qoka".
"Një gjyqtar që nuk mori asnjë votë në KLD për kryetar gjykate rrethi, mori 13 vota për kryetar gjykate Apeli"- tha ministri Naço, duke e konsideruar këtë si "qokën e rradhës", apo i "ka pëlqyer dreka në lokal".
Për Çefën ky ka qënë kandidati më i mirë i mundshëm dhe ka qënë një vendim unanim pikërisht për këtë arsye.

Share This Video


Download

  
Report form