FIER - Mbajtja e meshës gjatë natës së Pashkëve ne gjuhën greke nga kryepeshkopi, Anastas Janullatos, nuk është pritur mirë nga besimtarët ortodoksë në vend.
Pjestarë të këtij komuniteti në qytetin e Fierit gjatë natës kanë shpërndarë trakte kundër kryepeshkopit Janullatos, në pjesë të ndryshmë të qytetit.
Traktet me mbishkrimin "Janullatos kryepeshkop Tradhëtar, At Nikolla kryepshkop Atdhetar" janë shpërndarë pranë isntitucioneve fetare, shtetërore dhe rrugët e qytetit të Fierit, ndërsa shpërndarjen tyre e ka marrë përsipër një shoqatë patriotike.
5 mijë ka qënë numri i trakteve të shpërndara në qytetin e Fierit kundër kryepeshkopit Janullatos.