Shqipëria e komunizmit dhe eksodi 1991, në ditët italiane të fotografisë

Channel One Albania 2015-08-22

Views 10

Fotografia e tij është si një organizim i shpejtë, i vrullshëm i realitetit, një katalizator i realitetit objektiv në realitetin fotografik: sikur, pothuajse, çdo gjë mbi të cilën mbështetet syri i tij dhe objektivi fikson, bindet pikërisht në atë çast, as para as pas, në çastin magnetik, i bindet ndjenjës së tij, vullnetit të tij, dhe së fundmi stilit të tij.
Ditët e fotografisë italiane kanë sjellë në Tiranë pikërisht një prej fotografëve më të mëdhenj, Ferdinando Sciana. Në një takim me gazetarët Sciana shprehet se Tirana nuk është më ajo që ai kujton që nga viti 1984 kur ai shkeli për herë të parë.
I pyetur nga Channel One se si e kujton ai eksodin e 1991 ku u pasqyrua hapur një realitet i cili nuk ishte i njohur edhe nga vetë shqiptarët në atë kohë, Sciana shprehet i befasuar.
Ditët e fotografisë italiane në Tiranë ka për qëllim të propozojë një cikël organik takimesh me fotografët më të famshëm italianë dhe të paraqitë punën e tyre përmes një dokumentar dedikuar atyre.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS