Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të rinjtë nga 5 vende që kanë njohur regjimin komunist janë bërë bashkë në të parin kamp në burgun famëkeq të Spaçit. Për pesë ditë ata do të ndajnë eksperienca me njëri-tjetrin por do të dëgjojnë edhe nga ata që i vuajtën direkt dhunën, torturat dhe përndjekjen e komunizmit. Në fund të aktivitetit, Rruga e Spaçit do të marrë emrin Rruga e Lotëve.
Burgu famëkeq i Spaçit është përzgjedhur si një destinacion për tu treguar të rinjve të pesë shteteve që përjetuan dikaturën, formën e dhunës, torturat dhe përndjekjet e kohës.
Për këtë qëllim në Mirditë është organizuar kampi i parë veror, ku u bënë pjesë të rinj nga Shqipëria, Gjermania, Ukraina, Polonia dhe Bullgaria.
Për 5 ditë me radhë të rinjtë do të qëndrojnë në këtë vend për të ndarë sëbashku eksperiencat e tyre nën thundrën e komunizmit.
Luigj Milla: Në vazhdimësi do të merremi me bashkëndarje opinionesh, eksperiencash nga vende të ndryshme të lindjes, si janë ballafaquar ata me të kaluarën komuniste në vendet përkatëse, cili është qëndrimi i tyre për objektet e represionit, burgjet, kampet e internimit, kampet e përqëndrimit.
Komunizimi ka qenë i ashpër në të gjitha vendet ku erdhi në pushtet. Por në Shqipëri preku ekstreme të paimagjinueshme.
Historitë brenda burgut të Spaçit kanë impresionuar edhe të rinj, për të cilët krimet e komunizimit nuk janë të panjohura.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-rinj-nga-vendet-ish-komuniste-ne-spac-njihet-me-historine-e-burgut-dhe-krimet-e-komunizmit