KSHZ: Ivanov fitoi 449 068 vota, Pendarovski fitoi 326 133

alsatmtv 2015-08-22

Views 2

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, më shumë vota kanë fituar Gjorge Ivanov nga VMRO DPMNE-ja dhe Stevo Pendarovski, kandidati i LSDM-së. Dallimi mes këtyre dy kandidatëve është diku 123 mijë vota në favor të Ivanovit. Edhe në diasporë, shumica e votave i takojnë Ivanovit. Kjo nënkupton që dy kandidatët e lartpërmendur shkojnë në balotazh në raundin e dytë zgjedhor që pritet të mbahet më 27 prill. Sipas rezultateve të KSHZ-së, Ivanov ka fituar 449 068 vota ose 51,67%, Stevo Pendarovski ka fituar 326 133 vota ose 37,52%, Iljaz Halimi nga PDSH-ja ka fituar 38 966 vota ose 4,48% dhe Zoran Popovski nga Opsioni Qytetar për Maqedoninë ka grumbulluar 31 366 vota ose 3,61%. KSHZ-ja e vlerësoi procesin e djeshëm të votimi, të qetë me disa incidenteve të vogla, me përjashtim të incidentit në Negotinë ku edhe u ndërpre votimi.

"Vlerësimi i KSHZ është se votimi u realizua në mënyrë të qetë dhe se përgjithësisht, me incidente të vogla, përkatësisht një incident i vetëm në territorin e Maqedonisë është vërejtur në Negotinë ku në orët e pasdites, nga një person i panjohur, është thyer kutia e votimit, është hedhur materiali dhe votimi atje është ndërprerë. Edhe votimi në diasporë është realizuar pa problem", tha Nikolla Rillkoski, kryetar i KSHZ-së.

Gjatë ditës së djeshme, të drejtën e votës e realizuan 869 137 votues ose 48, 84%. Ajo që karakterizoi ditën e djeshme ishte pjesëmarrja e votuesve, edhe pse ishte e ngjashme me pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale në vitin 2009, sërish në komunat shqiptare dhe ato të përziera u regjistrua pjesëmarrje e ulët e votuesve. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form