1 shekull kapiteneri shqiptare, në 14 prill 1914 në Durrës u ankorua anija e parë e huaj

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 3

Kapiteneria shqiptare e porteve ka festuar sot 100 vjetorin e saj te themelimit.Pikërisht në 14 prill të vitit 1914 në portin e Durrësit, aty ku edhe sot u zhvillua ceremonia jubilare, është pritur zyrtarisht anija e parë e huaj ndaj dhe kjo datë festohet si dita e krijimit të kapitenerisë.
I pranishëm në ceremoninë e rastit, Zv/Ministri Transporteve, Ylli Manjani, dha mesazhin se deti nuk mund të jetë vendi i fatkeqësive, por në sherbim të interesave shqiptare dhe sigurisë së lartë, duke u shndërruar në korridorin blu.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se kapiteneria është një institucion që na përfaqëson ndërkombëtarisht dhe rritja e saj profesionale do të vazhdojë edhe më tej.
Të pranishmit kanë vizituar më pas mjediset e kapitenerisë së porteve, duke parë edhe një ekspozitë me historikun e kapitenerisë së porteve.

Share This Video


Download

  
Report form