Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Durrësit ka dyshime se njëra prej peshkarexhave e cila kishte humbur kontaktet prej pasdites së djeshme mund të jetë rrëmbyer.
Burime nga porti i Durrësit bëjnë të ditur se peshkarexha ?Çelepia? ndodhet në ujrat ndërkombëtarë më afër Egjiptit.
Policia dyshon njëri nga marinarët në anije është egjiptian dhe pronari i peshkarexhas i detyrohet atij një borxh. Jo zyrtarisht flitet për një shumë prej 70 mijë eurosh.
Policia e Durrësit thotë se do të kontaktojë me pronarin (ët) e anijes ndërsa në bord ndodhen dhe 3 marinarë të tjerë shqiptarë
Ndërkohë kanë nisur kërkimet për anijen.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-anije-peshkimi-humbin-kontaktet-prej-24-oresh/