Shërbimi veterinar pranë Qarkut të Beratit ka nisur fushatën e vaksinimit të bagëtive në 15 ferma, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes së plasjes. Përgjegjësi i këtij sherbimi, Shkëlqim Tafa, bën me dije se do të vaksinohen me 21.500 doze vaksine të gjitha llojet e kafshëve, ndërkohë që gjatë viteve të fundit nga inspektimet e bëra nuk janë rezultuar raste pozitive të kësaj sëmundje.
Para fillimit të fushatës së vaksinimit do të lidhet kontrata me vaksinator sipas fshatit ku do të kryhet vaksinimi dhe do të bëhet një trajnim mbi zbatimin e rregullave teknike të këtij procesi, deri në paisjen me certifikatë të pastërtisë për këtë sëmundje, e cila parashikon dhe mbajtjen në kontroll të kafshëve të vaksinuara sipas afatit teknik.
Pjesë e kësaj fushate do të jetë edhe sensibilizimii fermerëve dhe njohja e tyre e detajuar mbi problemet dhe shkaqet të cilat ndikojnë në shfaqjen dhe përhapjen kësaj sëmundje të rëndë.