Histori e trishtë e një nëne e cila rrit dy jetimet e vajzës së saj. Ajo është e verbër dhe invalide, por sikur të mos i mjaftonte vetëm gjendja e rënduar shëndetësore, halli i saj shtohet edhe më tej pasi ajo është e detyruar të rritë edhe fëmijët e vajzës.
Vajza e Dallandyshe Dylaj dhe dhëndrri kanë ndërruar jetë dhe pas kanë lënë dy jetim, një vajzë 8 vjeçe dhe djalin e vogël vetëm 4 vjeç. Jetesa e tyre është shumë e vështirë, shpesh ngrysen pa ngrënë, ndërsa 55-vjeçarja që tashmë e ka zënë shtratin dhe e ka të pa mundur të punojë.
55-vjeçarja me lot në sy kërkon ndihmën e shtetit dhe të qytetarëve, ajo dita ditës po shkon drejt degradimit. Ndërkohë që jeton në një dhomë të cilën e ka me qira, kushtet në të cilat jetojnë dy fëmijët e vegjël janë jashtë çdo norme njerëzore. Por pamundësia për të pasur një strehëz më të mirë ata janë të detyruar të jetojnë aty.