A1 Report - Protesta dje per Karelin, pezullohen 4 police per veprime jo korrekte

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANË - Pezullohen 4 efektivë të policisë së Tiranës për veprime jokorrekte dhe shkelje të procedurave standarde të veprimit për menaxhimin e tubimeve.

Bëhet fjalë për efektivët e policisë që morën pjesë në veprimet për shpërndarjen e protestuesve, të cilët digjnin flamuj grek, përdorën fyerje dhe sharje në drejtim të Ambasadës Greke në Tiranë, dhe bllokuan për disa orë rrugën duke tentuar t'i afroheshin ambasadës.

Lajmi konfirmohet nga zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Alaura Totraku. Një prej efektivëve të policisë, mësohet se është pezulluar për shkak të incidentit me gazetarin Armand Bajrami, të cilit iu mor celulari dhe ju dorëzua vetëm pasi iu fshinë videot dhe fotot e kryera në protestë.

Ndërsa 3 të tjerët për veprimet gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës. Sipas Totrakut, urdhrat e pezullimit për oficerët e policisë deri në hetimin e plotë të rasteve, është marrë pas një analize për ngjarjet e protestës së zhvilluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Protesta për vrasjen në burgjet greke të Ilia Karelit me emrin e vërtetë Kuderet Kume, degjeneroi në përplasje me policinë gjatë veprimeve të policisë për shpërndarjen e trumës së protestuesve. Nga burimet pranë organizatorëve të protestës u mësua për 6 të rinj të lënduar gjatë përballjes me policinë. Zyrtarisht policia pranoi se ishin shoqëruar 14 protestues, ndërsa numri i deklaruar nga organizatorët ishte më i madh.

DEKLARATA E PLOTË E POLICISË
Drejtoria e Policis? s? Qarkut Tiran? zhvilloi analiz? t? plot? p?r tubimin e zhvilluar dje, si dhe t? veprimeve t? kryera nga strukturat policore.

Nga analiza rezultoi se veprime t? disa punonj?sve t? policis? kan? qen? jo korrekte dhe n? shkelje t? procedurave standarde t? veprimit p?r menaxhimin e tubimeve.

P?r k?t? arsye u mor masa e pezullimit paraprak nga detyra p?r kat?r punonj?s policie, pasi kan? vepruar n? kund?rshtim me procedurat standarde t? miratuara p?r menaxhimin e tubimeve.

Rasti i b?r? publik nga gazetari Armand Bajrami po shqyrtohet me seriozitet dhe po merren masat p?rkat?se p?r veprimet jo etike, jo prefesionale dhe n? kund?rshtim me ligjin t? punonj?sve t? policis?.

Nj?herazi nga Policia e Qarkut Tiran? ?sht? komunikuar dhe i ?sht? k?rkuar ndjes? gazetarit p?r çdo veprim aprofesional.

Policia e Tiran?s b?n edhe nj? her? thirrje protestuesve p?r p?rmbajtje dhe respektim t? ligjit.

Policia e Tiran?s siguron gjith? qytetar?t se n? p?rputhje me Kushtetut?n dhe ligjet n? fuqi do t? respektoj? çdo k?rkes? p?r tubime paq?sore dhe do t? marr? masa p?r mbar?vajtjen e tyre, nj?herazi u k?rkon qytetar?ve q? t? respektojn? k?rkesat ligjore p?r zhvillimin e tubimeve.

Nj?koh?sisht, Policia e Tiran?s mbetet e p?rkushtuar p?r t? garantuar siguri p?r qytetar?t dhe standartet m? t? larta n? sh?rbim ndaj qytetar?ve dhe shoq?ris?.

Share This Video


Download

  
Report form