Në këto kohë kur çdo ditë mediat transmetojnë lajme të aksidenteve, dhe tragjedia që vjen pas, mbrëmë gazetari Mustafa Nano dëshiroi të përcjellë, një mesazh në fillim të emisionit të tij "Jamais Vu" në Ora News.
Nano e nisi emisionin me disa pamje filmike ku ilustrohet një aksident i rëndë dhe pasojat tragjike pas tij.
Një adoleshente gjen vdekjen në një aksident rrugor. E reja kishte humbur kontrollin e mjetit në momentin kur nis të shkruajë një sms për të informuar miqtë e vet se vinte për 5 minuta.
Apeli i Nanos ishte "Më shumë kujdes. Dënime më të rënda për ata që shkelin rregullat e qarkullimit, por dënime edhe për ata që shkruajnë sms teksa i japin makinës, duke vënë në rrezik jetën e tyre por edhe të të tjerëve".
Sot në mëngjes një aksident rrugor i mori jetën 4 të rinjve, mes tyre motër e vëlla.
I ftuar mbrëmë në programin e ideuar dhe drejtuar nga gazetari Mustafa Nano "Jamais Vu" ishte Reis Çiço
http://youtu.be/VNcV5nNtJ1g