Përmet, shkaktoi vdekjen e 7-vjeçares, mjeku lirohet si i sëmurë mendor

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Familja Beollari nga Përmeti humbi Erën, vajzën e tyre 7 vjeçe për shkak të një mjekimi të gabuar. Sot mjeku nga Përmeti, Faik Pashollari i cili u akuzua për mjekim të pakujdesshëm është i lirë. Gjykata bazuar në një ekpertizë mjeko ligjore e hartuar nga një klinikë private liroi mjekun me pretendimin se vuante nga shëndeti mendor.
Familja Beollari denoncon për Ora News skandalin duke thënë se me këtë vendim gjykata i ka vrarë për herë të dytë pas humbjes së vajzës së tyre vetëm 7 vjeçe.
Më 13 gusht të vitit 2012 kjo familje humbi vazën 7 vjeçare Era Beollari nxënëse e klasës së parë.
"Prokurori kërkoi të dënohet me burgim të përjetshëm për mjekim të pakujdeshëm. Gjykata thotë se është fajtor por e dënoi vetëm me një vit. Gjyqtarja Ornela Maqellari është e korruptuar. Ajo pezulloi dënimin me burgim me një periudhë vënie prove për 18 muaj.
Një nga faktorët që e ka ndihmuar gjyqtaren të dalë në këtë përfundim sipas babait të vajzës Hekuran Beollari, është se vetem disa ditë përpara se të jepej vendimi, në seancë gjyqesore avokati i të pandehurit paraqiti një dokument i cili e cilëson doktorin e akuzuar si njeri me probleme psiqike.
"Avokati i tij thotë se i pandehuri është psikopat. Dhe gjyqtarja u mbështet në këtë vendim jo në ekspertizën e institutit të mjekësisë ligjore por të disa mjekëve" thotë i ati.
Ata i bëjnë apel institucioneve për të vënë drejtësi pasi me këtë vendim i kanë vrarë për herë të dytë.

Share This Video


Download

  
Report form