TIRANE -- Vëlla e motër dhe dy të rinj të tjerë kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm pranë Institutit Bujqësor të Kamzës.
Të rinjtë, përkatësisht Alfred Beluli, 25 vjeç (drejtues i mjetit), Klevis Muça, 14 vjeç, Juxhena Muça 18 vjeç dhe Fatjon Drizaj 22 vjeç kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pasi automjeti me të cilin udhëtonin tip BMV me targë AA533IU ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë të madhe.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet që drejtuesi i mjetit por edhe të rintjë e tjerë të kenë qenë nën efektin e alkoolit, çka ka shkaktuar dhe humbjen e kontrollit të automjeitit. Makina ka përfunduar jashtë rrugës, ndërsa trupat e pa jetë të të rinjve janë nxjerrë me vështirësi nga automjeti ku është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.
Burime nga Spitali i Traumës në Tiranë bënë të ditur për A1 REPORT se 4 të aksidentuarit kanë mbërritur të pajetë në spital. Trupat e pajetë të 4 të rinjve janë tërhequr ngaa familjarët.