Shpenzimi i më shumë fondeve se sa ka në llogari, për disa nga kandidatët presidencial gjatë kohës së fushatës nuk është e paligjshme. Kështu shprehet Sllagjana Taseva nga transparency internatioanl, por problemi i vërtetë është nëse borxhet që do krijohen gjatë fushatës, a do të kthehen apo jo. Sipas Tasevës, këtu paraqiten mundësi për korrupsion në politikë.
"Këtu qëndron problemi. Nëse nuk mbulohen këto shpenzime, shtrohet pyetja sesi do ta kthejë borxhin partia. Të shpeshtën e rasteve, e dimë se financimi i politikës bëhet me parashikimin se ata që e mbështesin, do të fitojnë, kështu që nesër do të ketë lehtësira të caktuara. Këtu po hyjmë në sferën e korrupsionit politik", tha Sllagjana Taseva, Transparency Internatioanl.
Për analistin Suat Misini i tërë sistemi i financimit dhe kontrollit, lë hapësirë për korrupsion në politikë. Ai theksoi se tre institucione shtetërore, KSHZ-ja, Komisioni anti korrupsion, Enti shtetëror i revizionit që janë të ngarkuar për kontrollin, nuk e kryejnë punën.
"Absolutisht ka hapësirë të madhe për korrupsion në politikë. Ajo po zbatohet. Në nuk kemi vullnet politik dhe politikanë stabil me integritet në këtë moment që janë të gatshëm që të përballen me nder dhe realisht me këtë problem", tha Suat Misini, analist politik.
Sipas Tasevës, ekzistojnë masa ligjore për ndëshkimin e shkelësve të financimit dhe shpenzimit të partive politike, por dënimet nuk aplikohen. Shembull më i freskët për këtë është mungesa e informatës nëse dhe si VMRO-DPMNE-ja në pushtet e ktheu borxhin prej 3 milion eurosh të zgjedhjeve të kaluara parlamentare. Procedura jo transparente i lë të hapura çështjet se a janë shlyer borxhet, dhe si kompensim janë marrë privilegje të caktuara për donatorët ose ndoshta janë shlyer nën presionin e opozitës në pushtet. Goran temenugov