Rikthehet dezinsektimi pas 25 vitesh mungesë, për të shmangur sëmundjet që sjellin insektet

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 6

Zonat lagunore por dhe zonat urbane do të dezinsektohen. Procesi i dezinsektimit do të bëhet pas 25 vjetëve mungesë.

Mjekët thonë se për fat të mirë sëmundjet që transmetohen nga pickimi i mushkojnave ende nuk janë autoktonë por këto vektor të rezikshëm janë një potencial burimi sëmundjesh.

Nga Divjaka, një ndër zonat kur desinektimi është një emergjencë, Ministri tha se ndërhyja do të bëhet nga ajëri dhe toka, procesi do të nisë në prill dhe në shtator do të jenë rezultatet e para.

Ekspertja e ISHP Enkelejda Dikolli,tha se në vend ka 43 lloje vektorësh të rrezikshëm ku 13 prej të cilave janë mushkonja anafele, mushkonjë kjo që bënë të mundur transmetimin e sëmundjes së malarias.

Për herë të parë lënda që do të përdoret për këtë proces do të jetë një lëndë që nuk dëmton gjallesat ujore, dhe nuk është risk as për dëmtimin e faunës.

Nëpërmjet kësaj skeme autoritetet shëndetësore japin detaj se cilat janë sëmundjet që vijnë nga një pickim i vetëm; malaria, ethja e verdhë, leshmanioza, sëmundja e lajmit (lyme), encefaltiti japonez.

Share This Video


Download

  
Report form