Partia Demokratike, akuzoi ashpër mazhorancën sot, për goditje ndaj institucioneve të pavarura por dhe për presion ndaj drejtësisë. Demokratët janë ndalur në projektligjin mbi menaxhimin dhe drejtimin e Forcave të Armatosura, ku e kanë cilesuar si tentativën e radhes për tëuzurpuar kompetencat e Presidentit, duke synuar një skemë korruptive dhe klienteliste.
Shenjestër e akuzave të Partise Demokratike, është bërë dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ku deputeti Oerd Bylykbashi, denoncoi kërkesën e tij drejtuar Presidentit, për të marrë masa ndaj gjykatësit Edmond Gogo. Sipas tij, Gogo ishte pjesë e trupit gjykues të Apelit, që e dënoi Saimir Tahirin për shpifje.