Ushtria në trafik droge, PD: Mazhoranca ka informacion, Kodheli dhe Rama të përgjigjen

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Partia Demokratike depoziton për herë të dytë një kërkesë për të thirrur në komisionin e Sigurisë Ministren e Mbrojtes në lidhje me informacionin për implikimin e mundshëm të Forcave të Armatosura në trafikun e drogës.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha doli sot në një prononcim për shtyp nga selia blu për t'i kërkuar ministres Kodheli por edhe kryeministrit Edi Rama, përgjegjësinë politike për të bërë transparencë në lidhje me këtë çështje, ndërsa shtoi se inkurajon prokurorinë në hetimin e kësaj çështjeje.

"Sot PD depozitoi sërish kërkesën për ministrin e Mbrotjes të paraqitet në Komision e Sigurisë. PD mbështet Prokurorinë në hetimin e çështjes. Është proces që ecën paralel në mënyrë të pavfarur nga transparenca parlamentare. Nga kjo pikëpamje inkurajomë prokurorinë dhe theksojnë se kryeministri e Kodheli nuk mund t'i ikin transparendës parlamentare. Sapo kemi marrë info mbi përdorimin e mundshëm të Forcave të Armatosura për trafik droge i jemi drejtuar institucioneve. Qeveria ka refuzuar të përgjigjet. Dje mori një përgjigje. Deputeti i mazhorancës e bëri të qartë se ka informacion dhe opozita nuk tërhiqet nga kërkesa: Pse për 8 ditë kryeministri e ministrja kanë fshehur faktin se kanë informacion? " tha Basha duke shtuar se "PD nuk bën prokurorin, por kërkon përgjegjësinë politike nga ministrja e Mbrotjes dhe kryeministri".

Share This Video


Download

  
Report form