Vlorë, lidhet dhe grabitet në banesë tregëtari

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Grabitjet me maska nën kërcënimin e armëve janë kthyer sërish, ku këtë herë ngjarja është shënuar në banesën e Alim Sinajt në Vlorë, i cili së bashku me bashkëshorten e tij kanë kaluar disa minuta tmerri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 të mbrëmjes së djeshme ku të pakten tre persona kanë qenë pjesë e grabitjes. Pasi kanë hyrë në banesë duke ushtruar dhunë fizike, autorët e ngjarjes kanë lidhur dy bashkëshortët duke i kërcënuar me armë në kokë,ndërsa kanë kryer edhe bastisjen e banesës në kërkim të lekëve që çifti mbante në banesë.
Kontrolli nuk ka zgjatur më tepër se 20 minuta, por ka rezultuar i suksesshëm për autorët të cilët pasi kanë mundur të grabisin parat e gjetura, janë larguar menjëherë duke qëlluar edhe në ajër me automati, një formë presioni që askush të mos vihej në ndjekje të tyre.
Ende nuk dihet shuma e grabitur por nga të dhënat bëhet me dije se kryefamiljari Alim Sinaj operonte në fushën e tregëtimit të karburantëve , fakt që e ka vënë atë në shënjestër të grabitjes.
Policia e mbërritur në vendgjarje pas telefonatës së marrë nga dy bashkëshortët ka nisur hetimet duke ushtruar kontrolle fillimisht në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorë, andej dhe nga u larguan autorët.

Share This Video


Download

  
Report form