Report TV - Digjen brenda banesës nëna dhe djali në Vlorë

Report TV 2018-05-10

Views 1

Vlorë-Një banesë është përfshirë nga flakët rreth orës 04:00 të mëngjesit duke shkaktuar dy viktima.

Bëhet fjalë për 70 vjeçaren Selkie Hoxhallari dhe djalin e saj 45 vjeçar Olsi Hoxhallari. Banesa ndodhej në afërsi të pyllit të ?Sodës?, të dy personat ishin duke fjetur në momentin që ka rënë zjarri dhe si pasoj nuk kanë mundur të shpëtojnë.

Forcat zjarrëfikse kanë mbërritur në vendngjarje por gjithçka ishte shkrumbuar, mendohet se shkak mund të jetë bërë zjarri që përdornin për ngrohje por ende po punohet për të zbardhur të plota rrethanat e kësaj tragjedie. Forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë dy trupat e pajetë të cilët ishin shkrumbuar nga zjarri. Selkie Hoxhallari dhe djalin e saj Olsi ishin me origjinë nga Korça.

Share This Video


Download

  
Report form