Spitalet publike nuk përmbushin as 60% të kërkesave të pacientëve. Ministri i Shëndetësisë e konfirmon këtë fakt shqetësues, ndërsa ka dëgjuar edhe ekspertët, mjekët kardiolog tek referojnë shqetësimet e këtij shërbimi në QSUT.
Vetëm në shërbimin e Kardiokirugjisë bëhen 1150 intevenet, kërkesat janë akoma më të larta. Shefi i shërbimit, Artan Goda, tha se deri më tani është operuar vetëm me urgjencat, duke shtuar se ky shërbim kërkon salla të furnizuara me aparatura e medikamente si dhe financim.
Fondi i sigurimeve të detyrueshëm të kujdesit shëndetësore prezantoi 6 paketat e kardiologjisë dhe të kardiokirurgjisë invasive.
Drejtori i Fondit të Sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, Astrit Beci, tha se institucioni do të monitorojë cilësinë e ofrimit të këtyre paketave.