Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtorët e spitaleve do ti nënshtrohen kurseve intensive për 5 javë se si të menaxhojnë më mirë institucionet spitalore dhe do të mbajnë përgjegjësi për çdo mungesë barnash. Ministrja Manastirliu tha se nuk do kete probleme me barnat stoqe dhe se së shpejti nis procesi i akreditimit
Drejtuesit e spitaleve kan nisur një kurs menaxhimi spitalor me qëllim aftësimin e tyre dhe ndjeken e praktikave më të mira për të administruar institucione të tilla jetike për qytetarët. Është hera e parë që është hapur shkolla e drejtorëve të spitaleve dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu e konsideroi këtë proces pjesë të decentralizimit, që do të thotë më shumë llogari dhënie dhe transparacë.
Ogerta Manastriliu: "14 milion euro janë investimet që po realizohen këtë vit në sektorin e shëndetësisë, duke filluar nga investimet në 11 spitalet rajonale me instalimin e 5 mamografëve të rinj, rezonancës magnetike për herë të parë në Elbasan, Angiografit për herë të parë në Fier për zgjidhjen e urgjencave kardiake e një seri investimesh në spitalet e Tiranës, duke filluar me repartet e reja të kirurgjisë dhe spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në QSUT, etj. Por menaxhimi padyshim është I rëndësishëm për të patur shërbime sa më cilësore për qytetarët, ndaj vendosëm të hapim për herë të parë shkollën e drejtorëve të spitaleve?
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/manastirliu-nuk-do-te-kete-barna-te-skaduara-dhe-stoqe-ne-spitale