A1 Report - Dy persona me motorr perplasin policin pas tentatives per grabitje

Report TV 2015-08-22

Views 3

TIRANE - Dy persona në një motorr kanë përplasur një efektiv të policisë së Komisariatit nr.1, në zonën e 'Pazarit të Ri' në Tiranë, pasi po ndiqeshin nga focat blu pas një tentative për grabitje në një dyqan në zonën e ish-Bllokut.

Sipas informacioneve paraprake të rinjtë kishin tentuar të vidhnin një dyqan më parë në zonën e ish-Bllokut, ndërsa ishin pikasur nga forcat blu të cilët ishin vënë në ndjekje të tyre duke ngritur edhe postbllok. Ndërkaq në tentativë për t'ju larguar policisë dy personat kanë aksidentuar efektivin e policë.

Mësohet se pas aksidentit personat janë larguar në këmbë, ndërsa efektivi i policisë është transportuar me një makinë të rastit për në spital. Nga informacionet paraprake efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Video


Download

  
Report form