A1 Report - Liroi 9 te arratisur, te henen nis verifikimi i dosjes se gjyqtarit Aliu

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE- Ditën e hënë dy inspektorë të ministrisë së Drejtësisë do të nisin kontrollin e procedurave gjyqësore të ndjekura nga gjykatësi i Kavajës Osman Aliu.

Ky vendimi është marrë nga drejtoria e e Drejtësisë dhe Inspektimit gjyqësorë në Ministrinë e Drejtësisë, dhe vjen menjëherë pas letrës së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri drejtuar Presidentit.

Letër në të cilën listohen 9 shkeljet flagrante, ku gjykatësi Aliu me vendimet e tij ka lënë të lirë persona të arrestuar nga policia, dhe pse prokuroria për të kish kërkuar burgim.

Inspektimi do të kryhet në gjykatën e Kavajës, ndërsa pritet të përmbyllet brenda dy javëve të para të muajit prill.

Dy inspektorët janë mandatuar nga Drejtoria e Përgjithshme e çështjeve të drejtësisë dhe inspektimit gjyqësor, ku me kërkesë të ministrit të Drejtësisë Nasip Naço ky grup pune do të kryejë verifikimet për shkeljet që policia e Kavajës dhe Ministria e Brendshme akuzojnë gjykatësin Aliu.

Po të njëjta burime konfirmuan për A1Report se hera e fundit kur është bërë inspektim për gjykatësin Aliu i përket periudhës të dy viteve më parë, ndërsa ky kontroll do të kryehet pasi publikisht janë atakuar 9 vendime ku gjykatësi ka lënë në liri persona të arrestuar për ngacmime seksuale, kundërshtim të uniformave blu dhe vepra korruptive.

Përsa i përket kërkesës së ministrit Tahiri që Presidenti i Republikës të vërë në lëvizje Këshillin e Lartë të Drejtësisë, A1 Report ka mundur të mësojë se mbledhja e rradhës e KLD-s do të jetë javën që vjen ndërsa procedimi ndaj Aliut nuk është futur ende në kalendarin e punimeve.

Share This Video


Download

  
Report form