"Bild" ka publikuar 10 përgjime të reja të dosjes hetimore 184 që sipas saj, dëshmojnë vjedhjen e votave në zgjedhjet vendore në Dibër. Sipas gazetës gjermane, në përgjime janë zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste të cilët komunikojnë me drejtuesit e policisë vendore e biznesmenë. Ministri i saj kohe, Damian Gjiknuri bisedon me Imer Lalën, që sipas 'Bild', është i dënuar për vrasje.
Në një tjetër përgjim, një shef policie në Dibër flet me një biznesmen ku i tregon pretendimin për numrin e votave.
Në përgjimin numër dy të publikuar nga ?Bild?, është zbardhur biseda mes deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia, dhe shefit të policisë në Dibër, Robert Aga. Ai e siguron ketë të fundit se ka folur mirë për të para Kryeministrit Rama, duke i kërkuar që ta rrisë atë në detyrë.
Në përgjime është është dhe deputeti Qefalia, i cili flet me shefin e policisë në Dibër Robert Aga dhe më më pas ia kalon telefonatën Saimir Tahirit, ministrit të Brendshëm të asaj kohe.
Në përgjim Imer lala dhe Damian Gjiknuri flasin për monitorim tenderash.
Në një përgjim tjetër, Imer lala, i cilësuar nga "Bild" si bosi i mafias, flet me një person i cili i kërkon t'i kthejë kartën e identitetit një votuesi që është paguar, sipas "Bild", nga Lala.