A1 Report - Tregtonin tritol, procedim penal vëllait të ish-deputetit PD,Babasi

Report TV 2015-08-22

Views 2

DURRES- Prokuroria e Krujës ka nisur procedim penal për vëllain e ish deputetit të PD-së Ndriçim Babasi, Pëllumb Babasi, administrator i firmës "Babasi COO shpk" pasi akuzohet se ka shkelur rregullat mbi tregtimin e lëndëve plasëse, djegëse dhe radioaktive.

Fillimisht policia ndaloi një furgon i cili po transportonte një sasi lënde plasëse të firmës "Babasi" nga Fushë Kruja drejt Pukës. Më pas iu bë kontrolli në depot e firmës "Babasi", në Fushë Krujë ku janë gjetur lëndë plasëse, dhe kapsolla detonatore.

Për këtë ka nisur procedim penal nga prokuroria e Krujës për Pëllumb Babasin, i cili është administrator i firmës, Liman Babasin, magazinier por dhe Martin Mark Vataj drejtuesi i furgonit i cili transportonte lëndën plasëse.

Sipas të dhënave nga policia e Durrësit, firma disa vite më parë ka patur licencë për blerje dhe shitje të lëndëve plasëse për qëllime industriale, që shërbenin për hapje rrugësh, tunelesh etj. Më vonë, këtij subjekti iu hoq licenca, megjithatë firma vijoi ta ushtronte normalisht aktivitetin e saj në mënyrë të paligjshme.

Në këto kushte, policia ka bërë të mundur ndalimin dhe sekuestrimin e një mjeti tip furgon që punontë për llogari të firmës "Babasi", duke transportuar lëndë plasëse për hapjen e një rruge. Ende nuk dihet sasia e lëndës plasëse të sekuestruar, por policia njofton se po punon për ta peshuar.

Share This Video


Download

  
Report form