A1 Report - Territorialja, Basha-Ramës: Na garantoni veton edhe në Kuvend

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Teatër politik, është përgjigja publike që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i dha ofertës së kryeministrit Edi Rama për një takim "ballë për ballë" për të arritur me konsensus reformën territoriale. Po me anë të një letre, lideri i opozitës është përgjigjur të dielën vonë kreut të qeverisë, duke i thënë se oferta nuk përmban asgjë të re lidhur me qëndrimet për këtë reformë. Ai kërkoi garanci për konsensus gjatë votimit në Parlament, duke theksuar se vetoja në komisionin e bashkëkryesuar nga opozita dhe shumica, nuk është e mjaftueshme pa atë në Kuvend. Sipas Bashës me këtë letër opozitës i ofrohet "vitrina e konsensusit, por jo vetë konsensusi".

"Konsensusi ka kuptim vetëm kur finalizohet me votim në sallën e Kuvendit. Në këtë pikë, as teoria, as praktika nuk lënë hapësirë për shpikje apo eksperimente. Në thelb, ju na ftoni të hartojmë me konsensus në komision, por të votojmë sipas numrave në Kuvend.
Me fjalë të tjera, ju na ofroni vitrinën e konsensusit, por jo vetë konsensusin. Ju i ofroni opozitës me dorën e komisionit diçka që mund t'i merret me dorën e Kuvendit. Detyrohem të ripohoj se opozita gjithnjë është e distancuar nga çdo lloj teatri politik kundër interesit dhe të drejtës së qytetarëve për një reformë konsensuale deri në miratimin përfundimtar.
Me këtë rast, më lejoni t'ju rikujtoj zoti Rama, se ju keni bërë mandatet pas zgjedhjeve, por nuk i keni fituar në zgjedhje votat e një shumice të cilësuar prej tetëdhjetekatër deputetësh", thuhet në letër.

Në letrën dërguar kreut të qeverisë, Basha shprehet i gatshëm për t'u takuar me kundërshtarin e tij politik, ndërsa shton se "ekzekutivi po bllokon pushtetin vendor". Në përgjigjen e letrës së nisur nga Basha thuhet se në të nuk ka asgjë të re lidhur me qëndrimet e deritanishme për reformën territoriale.

"Pika kyçe që mbetet për t'u pohuar qartë dhe publikisht është një dhe vetëm një: jeni apo nuk jeni për votimin me konsensus të kësaj reforme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Konsensusi në komision është i pamjaftueshëm. Vetëm pranimi i konsensusit do të bënte të mundur që takimi ynë të mos ishte një rilexim sy në sy i letrave që ju keni preferuar t'i shkëmbejmë publikisht, shkruan kreu i PD-së.

Share This Video


Download

  
Report form