A1 Report - Besimtaret bektashinj festojne sot Sulltan Novruzin

Report TV 2015-08-22

Views 11

TIRANE- Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Novruzin. Në 22 mars, besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë lindjen e Imam Aliut, që simbolizon për ta rigjallërimin e besimit te vepra dhe fuqia e Zotit e bashkë me të, rigjallërimin e shpirtit dhe të shpresës për jetën, për të ardhmen.

Në ditën e Sulltan Novruzit, e cilësuar në botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe e ringjalljes së madhe, shprehu urimin e tij për paqe dhe lumturi edhe kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

"Le të bashkohemi në rrugën e besimit të gjejmë paqe, dashuri, dhe mirësi. Duhet të përbuzim egoizmin, shpirtin e ulët dhe ligësinë. Le të jemi bashkë në rrugën drejt paqes dhe vëllazërimit", tha para besimtarëve kreu i bektashinjve Baba Edmond Brahimaj.

Para kremtimit të festimeve për festën e Sulltan Novruzit, Haxhi Baba Edmond Brahimaj tha se "Sulltan Novruzi do të thotë 'ditë e re'. Në këtë ditë gjallëron gjithçka. Në këtë ditë të madhe gjallëron dhe jeta, rilindi njeriu, krijesa më e madhe e Zotit. Në këtë ditë rilindi dhe Imam Aliu, i cili solli paqe, dashuri duke luftuar despotizmin dhe injorancën. Në këtë ditë të madhe rilindi edhe demokracia, i uroj të gjithëve paqe, lumturi, dhe besim të gjithëve".

Festa e Sulltan Novruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

Në të njëjtën kohë, 22 marsi festohet edhe në teqetë e tjera bektashiane brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form