A1 Report - U gjet avioni i zhdukur? 2 objekte pikasen ne Oqeanin Indian

Report TV 2015-08-21

Views 173

MALAJZI- Autoritetet australiane po investigojnë mbi dy objekte të cilat janë pikasur në jug të Oqeanit Indian dhe që mendohet se mund të jenë pjesë të avionit "Malaysia Airlines Flight 370", i zhdukur prej 12 ditësh me 239 pasagjerë në bord.

Avionë dhe anije nga Australia, Zelanda e Re dhe SHBA po kontrollojnë një zonë prej 2500 km ( 1.550 milje) njoftoi sot BBC.

Kërkimet kanë nisur pasi kryeministri i Australisë, Tony Abbott, në orët e para të mëngjesit të sotëm bëri të ditur se autoritetet e vendit të tij kanë arritur të pikasin dy imazhe satelitore të aeroplanit në Oqeanin Indian. Autoritetet bëjnë të ditur se objekti më i madh i pikasur nga imazhet satelitore, mendohet të jetë rreth 24 metra, ndërsa nuk kanë përjashtuar edhe mundësinë që ato të mos i përkasin avionit të zhdukur më 8 mars.

"Nga imazhet satelitore janë parë 2 objekte në jug të Oqeanit Indian, mendohet që ato t'i përkasin avionit të zhdukur që prej 12 ditësh", tha Abbott.
Anijet australiane ishin fokusuar në kërkim të avionit në jug të Oqeanit Indian.

Anija norvegjeze që mbërriti në mesditë në zonën e lokalizuar nga satelitët në Oqeanin Indian, ku janë parë dy objekte që dyshohet se i përkasin avionit të zhdukur të "Malaysia Airlines", ka nisur kërkimet në rreth orës 14:00, kërkime që do të vijojnë deri në mesnatë me orën tonë.

Ndërsa Avioni i Flotës detare amerikane P-8 Poseidon i impenjuar në kërkimet në Oqeanin Indian, për gjetjen e avionit "Malaysia Airlines", i cili u zhduk më 8 mars, me 239 persona në bord, nuk ka gjetur asnjë nga objektet e identifikuar nga sateliti dhe do të rinisë kërkimet sërish ditën e nesërme. Kjo bëhet e ditur nga një mesazh në rrjetin social "Twitter", të gazetarit të Abc News, David Wright, i cili ndodhej në bordin e avionit amerikan.

Ndërkohë familjarët e 153 pasagjerëve me nënshtetësi kineze, që ndodheshin në bordin e avionit, kanë protestuar në një hotel pranë aeroporti të Kuala Lumpur-it, duke u ankuar për një organizim të keq të kërkimeve dhe të zgjidhjes së situatës.

Ata akuzojnë autoritetet e Malajzisë se nuk po japin të gjithë informacionet e nevojshme për të gjetur avionin. Protesta të tilla ka pasur edhe në Pekin, ku disa familjarë të pasagjerëve, kanë kërcënuar se do të hyjnë në grevë urie, pas takimit që patën ditën e mërkurë me një nga përfaqësuesit e Kompanisë ajrore "Malaysia Airlines".

Avioni me 239 persona në bord u zhduk më 8 mars, rreth 1 orë mbas ngritjes nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, kur ai humbi kontaktet me kontrollorët e trafikut ajror.
Njëzet e gjashtë vende janë të përfshirë në kërkimin e avionit, që sipas një deklarate të kryeministrit u zhduk pasi piloti ndryshoi drejtim qëllimisht.

Në avion dy pasagjerë po udhëtonin me pasaporta false, gjë që bëri të dyshohej se ishte një akt terrorist. Por deri më tani nuk është verifikuar asnjë dëshmi për terrorizëm.

Që nga dita e zhdukjes, më 8 mars, janë gjetur disa objekte në det, por verifikimet treguan se asnjë nuk i përkiste avionit të zhdukur.

Share This Video


Download

  
Report form