A1 Report - Remzi Hoxha, 18 vjet i zhdukur, I biri: Duam eshtrat o marrim gjak

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE-Nëse sot do të ishte gjallë Remzi Hoxha, biznesmeni shqiptaro maqedonas do të mbushte 58 vjeç.

Por 18 vjet nga zhdukja pa gjurmë nga SHIK-u i atëhershëm, familjarët, ende nuk e dinë se ku ndodhen eshtrat e njeriut të tyre. Vëllai i Remziut dhe djali i tij nuk reshtin së kërkuari.

Për këtë qëllim ata zhvilluan dhe një takim me kryeministrin Rama, nga i cili siç thonë ata kanë dalë me një fije shprese se eshtrat do të gjenden dhe fajtorët do të dalin para drejtësisë.

"Prej 18 vitesh kemi kërkuar gjithmonë një takim por asnjëherë nuk na është pranuar. Sot për herë të parë në të gjithë historinë tragjike të falmiljes tonë lind një fije shprese se ajo që ne kërkojmë, eshtrat e babait tonë do të gjinden. Pas 18 vitesh pritemi nga kryeministri dhe na jepet premtimi se do të bëhet angazhim maksimal që eshtrat e babait tim do të gjinden dhe fajtorët do të dalin para drejtësisë."- tha sot Ardian Hoxha në një konferencë për median paraditen e sotme në hotel Tirana.

Edi Rama ka takuar Ardian Hoxhën dhe ky i fundit deklaroi se në takim është kërkuar të gjenden eshtrat e Remzi Hoxhës si dhe arrestimin e Ilir Kumbaros. Ardiani akuzon sërish se mazhoranca e kaluar, sot në opozitë, ka gisht në zhdukjen e babait të tij por shpreson që kryeministri i ri të bëjë drejtësi.

"I shpjeguam gjithë rastin siç e dimë, e siç ka ndodhur dhe janë dëshmitë. Dëshmitë dhe provat tregojnë se janë zhdukur nga persona që e kan kryer krimin. Kërkuam që të na ndihmojë të gjejmë eshtrave dhe kapjen e Ilir Kumbaros. E dimë që shteti ka mekanizmat që mund t'i angazhojë për gjetjen e Ilir Kumbaros"- tha më tej Hoxha, duke iu referuar dy kërkesave që i kishin bërë Ramës në takimin me të.

Share This Video


Download

  
Report form