A1 Report - Media në Iran: 11 muxhahedinë të tjerë azil në Shqipëri

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE - 11 anëtarë muxhahedinë të ish organizatës terroriste anti iraniane 'Khalq' (MKO) janë transferuar në Shqipëri nga Iraku. Siç njofton media iraniane 'Press TV' grupi i përbërë nga 10 gra dhe 1 burrë, kishte qëndruar në kampin 'Liria' në Irak para se të transferoheshin për azil në Shqipëri.

Ndërkaq 'Press TV' citon se marsin e vitit të kaluar, ish kryeministri shqiptar Sali Berisha, njoftoi në një deklaratë se qeveria shqiptare është gati tu ofrojë azil 210 anëtarëve të grupit MKO.

Sipas 'Press TV' gati 160 terroristë të MKO-së u është dhënë më parë azil nga qeveria shqiptare.

MKO është e shënuar si një organizatë terroriste nga shumica e komunitetit ndërkombëtar dhe ka kryer akte të shumta terroriste kundër iranianëve dhe irakenëve. Kjo organizatë u zhvendos në vitin 1986, ku mori mbështetjen diktatorit të Saddam Hussein ku ngritën edhe kampin e tyre 'Ashraf' pranë kufirit me Iranin.

Share This Video


Download

  
Report form