A1 Report - Shkarkimi i Bushatit, Pollo: Meta mashtroi, duan monopol mediatik

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me shkarkimin e kryetares së AMA, Endira Bushati.

Në një konferencë për shtyp, deputeti i PD, Genc Pollo ka thënë se kreu i Kuvendit Ilir Meta, ka mashtruar në shkresat e tij, me qëllim shkarkimin e sa më të shpejtë të kryetares.

"Në shkresat e Kreut të Kuvendit rezulton se 'AMA' ka jo vetëm 3 poste vakante por edhe postin e kryetarit e ka vakant. Kjo shkresë është fallco, ashtu si amendamentet e bëra publike dje nga deputeti Alfred Peza, pasi synohet marrja e këtij institucioni nga ana e partisë. Kjo është një përpjekje për të monopolizuar tregun mediatik." tha deputeti Genc Pollo

Share This Video


Download

  
Report form