MPB-ја dhe sigurimet private koordinojnë aktivitetet për zgjedhjet

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Policia dhe firmat private të sigurimit do të koordinojnë aktivitetet e tyre gjatë zgjedhjeve. Një gjë e tillë do të bëhet me qëllim që të evitohet përplasja në ndërhyrjet dhe kompetencat policore. Sipas ministres së Brendshme Gordana Jankullovska, ky koordinim është më se i nevojshëm për shkak të dyfishimit të tubimeve politike, me rastin e zgjedhjeve të dyfishta, presidenciale dhe ato parlamentare.

"Kemi vlerësuar se në prag të këtyre proceseve të ndërlikuara duhet të bëjmë një koordinim të mirë ku të dihet saktë për çdo tubim të karakterit më të gjerë se cila agjenci është e angazhuar në informimin e policëve në terren. Është shumë e rëndësishme të dihet se kush guxon, sa dhe kur guxon të ndërmarrë aktivitete të caktuara.", deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme

Nga Oda e Sigurimeve Private thonë se po punojnë intensivisht për thellimin e bashkëpunimit me policinë duke organizuar trajnime të ndryshme për qartësime të kompetencave, në mënyrë që të mos shkohet në konflikt detyrash.

"Ka shumë tema që kemi hapur gjatë këtyre trajnimeve duke filluar që nga përgjegjësia penale e punonjësve të sigurisë gjatë kryerjes së detyrës, zbatimit në praktikë të ligjit për sigurim privat, respektimin e normave dhe akteve nënligjore. Nëse ka firma të angazhuara për siguri, ato tashmë janë përfshirë në rregulloren që i përket veprimtarisë sonë, ndaj shpresoj që të respektohen të gjitha normat ligjore", tha Verica M. Stefanovska, Oda për sigurime private

Një prej autorizimeve të punonjësve të sigurisë që mund të kalojë në kompetencat e policisë është gjuajtja me armë zjarri në rast të rrezikimit të jetës së qytetarëve apo vet punonjësit të sigurisë. Por, sigurimi së pari është i obliguar që të kërkojë ndërhyrje të policisë. Nëse policia nuk gjendet në afërsi apo nuk mund të ndërhyjë shpejt, sigurimi ka të drejtë të hap zjarr ndaj provokatorit, por paraprakisht duke ia tërhequr vërejtjen dy herë. Së fundi, nëse situata është e tillë që personi nuk mund të ndalet përveçse me armë, gjuajtja duhet të jetë e kujdesshme që mos të shkaktojë vdekjen e provokatorit. Në Maqedoni veprojnë rreth 154 firma të sigurimit privat.Ferikan Iljazi

Share This Video


Download

  
Report form