A1 Report - Urimet e politikaneve në 14 mars, dite n e Veres

Report TV 2015-08-21

Views 2

Drejtuesit më të lartë të politikës , kanë uruar shqiptarët në ditën e verës. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i kuvendit Ilir Meta , kanë uruar nga shqiptarët nga qyteti I Elbasanit , duke premtuar edhe mbështetje maksimale ndaj bisnesit të vogël.


Krerët më të lartë të shtetit , i janë bashkuara qytetarëve duke festuar dhe uruar për ditën e verës. Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët nga dy qytetet kryesore të festimeve , nga Tirana dhe nga Elbasani. Pas një ndeshje basketbolli , të imrovizuar në sheshin vëllezërit Frashëri, Rama uroi shqiptarët . Ndërsa nga qyteti i Elbasanit kryeministri Rama zgjodhi panairin e gatimeve tradicionale , për të dhënë një mesazh jo vetëm urimi , por premtoi mbështetje ndaj bisnesit të vogël .

Kryetari i parlamentit Ilir Meta gjithashtu ka zgjedhur qytetin e Elbasanit , për të marrë pjesë në festime dhe për të uruar . si edhe kryeministri , Ilir Meta , ka zgjedhur të japi edhe një mesazh të qartë për mbështetje maksimale ndaj sipërmarrjeve private .

Kryetari i opozitës Lulzim Basha , duke folur pas vizitës në panairin , "Blej Shqip",per prodhimet shqiptare , Gjatë fjalës së tij ,Basha ftoi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të konsumojnë sa më shumë prodhime shqiptare. Në panair kanë marrë pjesë kryetarë komunash nga të gjitha trevat shqiptare , Kosova,Maqedonia dhe Presheva .

Ndërsa presidenti i Republikës Bujar Nishani , nëpërmjet një urimi në faqen e tij fejsbuk, shkruan se Dita e Verës, festa e bukur tradicionale për të gjithë shqiptarët, dhe jo vetëm brenda kufijve shtetërorë, është kremtim i optimizmit dhe i shpresave që lindin me përtëritjen e natyrës. Nga ana e saj Zonja e Parë , Odeta Nishani mikpriti në kopshtin e Institucionit e Presidentit të Republikës Ambasadoret dhe zonjat e Ambasadorëve të akredituar në Tiranë

Share This Video


Download

  
Report form