BERAT - Në ditën ndërkombëtare të Veprimit për Lumenjtë, 1000 të rinj dhe Federata e Rafting u mblodhën në Berat për të festuar rëndësinë e mbrojtjes së lumenjve.
Të rinjtë u rreshtuan në mënyrë të tillë që formonin fjalinë: NE ? LUMIN(NE E DUAM LUMIN).
Ata u pozicionuan buzë lumit të Osumit. Kjo nismë e tyre u mbështet nga Drejtoria Arsimore dhe Bashkia e Beratit.
Dita Ndërkombëtare e Veprimit për Lumenjtë festohet në të gjithë botën dhe ka për qëllim të sensibizojë njerëzit mbi rëndësinë e lumenjve dhe mbrojtjen e tyre.