Forumet rinore zotohen për zgjedhje të lira dhe demokratike

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Forumet rinore të 16-të partive politike në vend, nën organizim të Institutit nga Ohri nënshkruan sot Deklaratën për zgjedhje të lira dhe demokratike. Përfaqësuesi i BDI-së Bekim Memeti u shpreh i vetëdijshëm për rëndësinë që kanë këto zgjedhje për integrimin vendit dhe u zotua se subjekti që ai përfaqëson do ta respektoj denjësisht këtë deklaratë. Ngjashëm u shpreh edhe përfaqësuesi i forumit rinor të PDSH-së Muhamet Rustemi i cili kërkoi që firma të mos jetë vetëm farsë politike por të jetësohet në praktikë.

"Këto zgjedhje do të jenë shumë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë, andaj ne jemi të gatshëm që të kontribuojmë dhe të japim maksimumin që vendi ynë të marrë nota pozitive nga të gjitha institucionet relevante si brenda po ashtu edhe jashtë shtetit", deklaroi Bekim Memeti, BDI.

"Ne si forum rinor, RDSH-ja jemi të kyçur aktivisht në të gjitha organet apo strukturat e larta partiake të cilat veprojnë dhe punojnë që këto zgjedhje presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të kalojnë në një frymë të lirë, fer dhe demokratike", tha Muhamet Rustemi, PDSH.

Edhe përfaqësuesit e VMRO-së dhe LSDM-së Nelloski dhe Bogov, thanë se do ta respektojnë deklaratën dhe do të angazhohen për zgjedhje të lira dhe demokratike.

"Këto përpjekje tonat, është e domosdoshme që të bazohen në parime dhe vlera të përbashkëta, sepse vetëm në këtë mënyrë suksesi vetanak do të jetë sukses për të gjithë ne. Publikisht shprehi mbështetjen e Unionit rinor të VMRO-DPMNE-së për deklaratën për zgjedhje të lira dhe demokratike", u shpreh Vlladimir Nelloski, VMRO-DPMNE.

"Ajo që ne si rini e LSDM do të përkushtohemi në periudhën e ardhshëm, është respektimi i plotë i kësaj që sot firmosëm, si dhe implementim të plotë të Kodit të ri zgjedhor dhe ndryshimeve që përfshihen në të. Nënshkrimi nuk do të jetë vetëm formal, por këtë që nënshkruam edhe do ta respektojmë", theksoi Stefan Bogov, LSDM.

Gjatë debatit doli edhe ideja, që gjatë fushatës zgjedhore një herë në javë përfaqësues të forumeve rinore të ulen dhe të pinë kafenë bashkë, për të dëshmuar në vepër se pavarësisht rivalitetit politikë ata dinë të jenë edhe miq. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form