Kandidatët nënshkruan Kodin për zgjedhje të lira dhe demokratike!

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Trajanovski dhe Makraduli i shtrijnë dorën njëri-tjetrit dhe premtuan zgjedhje të lira dhe demokratike.

Fatkeqësisht një pamje e tillë nuk erdhi nga kandidatët shqiptarë për qytetin e Shkupit, Artan Grubi dhe Bekim Fazliu, të cilët për shkak të obligimeve të tyre partiake sot nuk patën mundësi të firmosnin Kodin e Mirësjelljes, që parashikon fushatë zgjedhore pa dhunë, sharje dhe ofendime. Kandidatët maqedonas dhanë garanci para elektoratit të tyre.

"Në këto zgjedhje duhet t'i mundësohet çdo qytetari që të mund të shprehë në mënyrë të lirë dhe demokratike mendimin e tij dhe dëshirën ndaj atij kandidati dhe partie politike për të cilën vlerëson se do të bëjë më së miri në komunën e tij dhe në mëhallën e tij, për këtë vlerësoj se është mirë firmosja e këtij kodi. Ne, edhe në të kaluarën kemi dëshmuar se mundemi dhe dimë se si të organizojmë zgjedhje të lira dhe demokratike", deklaroi Koce Trajanovski, VMRO-DPMNE, qyteti i Shkupit.

"Kjo është një simbolikë për të cilën shpresojmë se do të zbatohet edhe në praktikë, sepse është mjaft e rëndësishme që çdo qytetar të mund të shprehë vullnetin e tij përmes votës dhe të mund të zgjedhë atë për të cilin mendon se është më i mirë. Unë do të obligohem që të zhvillojë një betejë të drejtë kundrejt kundër-kandidatit tim politik, do të tentojë të garoj përmes programit dhe të fitoj më shumë vota nga qytetarët e Shkupit", tha Jani Makraduli, LSDM, qyteti i Shkupit

Edhe pse për shkak të obligimeve partiake, kandidatët shqiptarë nuk e firmosën dot Kodin, Artan Grubi theksoi gjithsesi se në 24 mars, do të respektohet fryma demokratike dhe standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët.

"Edhe ky proces zgjedhor i 24 marsit do të jetë në frymën e lirë dhe në frymën demokratike dhe do t'i përmbushë standardet e kërkuara nga bashkësia ndërkombëtare e në veçanti OSBE dhe ODIHIR. Andaj edhe nënshkrimin e memorandumit për mirësjellje nga ana e NDI, e vlerësojë në vazhdë të përpjekjeve tona të përbashkëta për t'i përmbushur standardet nga ana e Maqedonisë, standardet e pritura nga komunitetit ndërkombëtar", u shpreh Artan Grubi, BDI, qyteti i Shkupit.

Marrëveshjen e firmosën edhe disa nga kandidatët që garojnë për komunat e qytetit të Shkupit, si ai i Çairit nga radhët e BDI-së Izet Mexhiti, ai i PDSH-së Muhamed Thaçi dhe kandidati për komunën e Butelit nga VMRO-DPMNE, Petre Latinovski.

"Vlerësojmë se vetëm zgjedhjet e lira, fer dhe demokratike mund të jenë të akseptueshme dhe mund të sjellin një të ardhme më të mirë në përgjithësi për qytetarët e Çairit por edhe në RM. Ne punojmë intenzivisht, meqë jemi edhe pjesë e qeverisë dhe përgjegjësia bie më tepër mbi ne, kontribuojmë në të gjitha drejtimet dhe primare për ne është që zgjedhjet të jenë të qeta, të lira dhe demokratike", deklaroi Izet Mexhiti, BDI, Çair.

"PDSH-ja gjithmonë ka qenë dhe do të jetë për zgjedhje korrekte dhe të lira. Mendoj se përgjegjësia më e madhe bie gjithmonë mbi qeverinë, për të organizuar zgjedhje siç i ka hije një qeverie", tha Muhamed ...

Share This Video


Download

  
Report form