A1 Report - AKU, pezullim aktiviteteve që s'plotesojne kushtet hijeno-sanitare

Report TV 2015-08-21

Views 10

VLORË- Subjektet tregtare në markatën e qytetit të Vlorës që ushtrojnë aktivitetin tyre jashtë kushteve hijeno-sanitare, kanë qenë objekt i kontrolleve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në këtë rreth.

Drejtori i AKU-së për qytetin bregdetar, Renato Banushaj, bën një rezyme të bilancit këtyre aksioneve.

"Deri tani janë marrë një sërë masash, ka patur gjoba duke filluar që nga 10 mijë lekë të reja deri në 2 milonë për mosrealizim detyrash. Aktualisht jemi në një inspektim, po procedojmë për mbylljen apo pezullimin e një aktiviteti në qytetin e Vlorës", tregon drejtori i AKU-së, Renato Banushaj

Ndërkohe lidhur me shkurtimet në administratën e institucionit që ai drejton, Banushaj ka një përgjigje.

"Kemi pas shkurtime, kryesish kur vendi i punës apo diplomimi nuk përputhej me pozicionin e punës. Janë kapur edhe me shkelje kur gjendja e aktuale e subjekteve ka qenë shumë ndryshe ajo që kanë paraqitur inspektorët",- thotë ai.

Kreu i AKU-së në qytetin bregdetar u shpreh se aksionit ne tregjet dhe dyqanet e qytetit bregdetar do vijojnë edhe në ditët e ardhshme.

Share This Video


Download

  
Report form