A1 Report - Rusia kercenon nderprerjen e gazit nese Ukraina nuk paguan borxhin

Report TV 2015-08-21

Views 1

RUSI - Gjigandi rus, Gazprom nuk përjashton mundësinë të ndërpresë furnizimin me gaz për vendin fqinj. Në një deklaratë për shtyp, drejtori i përgjithshëm i Gazprom tha se data 7 mars ishte afati i fundit që Ukraina të bënte pagesën e muajit shkurt.

Deri më tani, borxhi që Ukraina i detyrohet gjigandit Rus shkon në 1.89 miliardë dollarë.Nëse Ukraina nuk paguan faturat e prapambetura ekziston rreziku i një krize të ngjashme me atë të vitit 2009, ku furnizimet me gaz për Europën u ndërprenë për 20 ditë, për shkak të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Më parë gjatë javës presidenti rus Putin tha se duke nisur që prej 1 prillit, Gazprom nuk do të bëjë më ulje çmimi për Ukrainën, siç u vendos në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve, Rusia do t'i jepte Ukrainës 15 miliadë dollarë nëpërmjet blerjes së bonove të thesarit si dhe një ulje prej 33% të çmimit të gazit. Por marrëveshja mbeti e ngrirë kur qeveria ukraiase u shpërbë pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Mykola Azarov.

Deri më sot Ukraina blen më shumë se 50% të gazit të saj nga Rusia, por qëllimi i saj është të fitojë pavarësinë energjitike në vitin 2020.

Më parë gjatë ditës, kryeministri i përkohshëm ukrainas Arseni Jatseniuk e ka quajtur referendumin e Krimesë si të jashtëligjshëm dhe anti-kushtetuese. Ai paralajmëroi se anjë vend në botë nuk do të ta njohë atë. Parlamenti i Krimesë votoi në mënyrë unanime për mabjtjen e një referendumi për tiu bashkuar Rusisë.

Ndërkohë ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç pësoi një infarkt në zemër gjatë ditës së premte dhe u shtrua në gjendje të rëndë në një spital në Rostov të Rusisë. Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja ruse Moskovski Komsomolets.

Share This Video


Download

  
Report form