Musliu: Partitë e vogla të mos dalin të vetme në zgjedhje

alsatmtv 2015-08-21

Views 5

Analisti politik Albert Musliu vlerëson se unifikimi i votës shqiptare do të përforconte pozitën e shqiptarëve karshi partnerit maqedonas. Ndonëse kjo është e pamundur të arrihet mes dy subjekteve më të mëdha politike, të cilët dallojnë nga qasja dhe qëndrimi i tyre për sa u përket zgjedhjeve, një gjë të tillë duhet të bëjnë të paktën partitë e vogla. Vetëm në këtë mënyrë do të shmangej rreziku i përçarjes së votave, e rrjedhimisht, humbjes së numrit të deputetëve në institucionin ligjvënës.

"Unë e kuptoj se për subjektet politike të mëdha të dalin me një listë të gjithë shqiptarët është pak e pamundur, pasi edhe niveli i komunikimit mes subjekteve më të mëdha politike është i ulët por edhe nuk besoj se mund të arrijnë në këtë periudhë të shkurtër të unifikohen të gjithë. Por partitë politike më të vogla gjithsesi edhe për ato përfitimi është shumë më i madh nëse e vendosin votën e tyre, sipas modelit zgjedhor që kemi ne, në atë grumbullimin më të madh ku secila votë mund të sjellë një deputet më shumë, por edhe për subjektet e mëdha gjithsesi se është përfitim sepse numri i deputetëve do të rritet ndërkaq do rritet edhe pesha negociuese pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare", tha Albert Musliu, analist.

Por idenë e tillë për bashkimin e votës shqiptare e hodhi poshtë PDSH-ja, duke drejtuar akuza të rënda ndaj BDI-së dhe RDK-së.

"Edhe njëherë për herë të fundit, BDI-ja dhe Ali Ahmeti u bënë mashë që nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme të pamundësojnë integrimin dhe sërish të legjitimohet nëpërmjet politikës antishqiptare. Kësaj beteje ju bashkëngjit edhe djali i vogël i Branko Cërvenkovskit, Rufi Osmani i cili të mos harrojmë i mori votat e LSDM-së, në Gostivar gjatë zgjedhjeve lokale. Partia e tij dhe ajo e Ali Ahmetit që po bëhen gati për koalicion, njërit i foli nënvetëdija në një emision ku tha se ka qenë edhe në Beograd kurse tjetri me instruksione prej Strumice kërkojnë që të na dalin në mejdan. Ne do të dalim dhe sigurisht do t'i mundim keqas këtë herë", deklaroi Imer Aliu, PDSH.

RDK-ja e Rufi Osmanit pak ditë më parë u bëri thirrje subjekteve politike shqiptare të garojnë me një listë të përbashkët deputetësh, që do t'u siguronte atyre 30-40 deputetë shqiptarë, dhe kështu ëndrra e VMRO-së do ishte një iluzion ndërsa legjitimiteti i votës shqiptare, i garantuar dhe i materializuar në dobi të shqiptarëve. Nga ana tjetër, BDI-ja një ditë më pari sugjeroi që partitë e vogla politike t'iu bashkëngjitjen asaj me qëllim të faktorizimit të shqiptarëve. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS