Ora News - Përparim Spahiu: Të shkohet në marrëveshje me PD, ose LSI të dalë e vetme në zgjedhje

Ora News Emisione 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu tha se është momenti i rëndësishëm që LSI dhe PD të shkojnë në një marrëveshje të përbashkët opozitare.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News me gazetaren Ilva Tare, Spahiu deklaroi se pritet që të shkohet drejt formalizimit të marrëveshjes, por theksoi se kjo duhet të jetë transparente dhe afatgjatë. Ai tha gjithashtu se LSI është vonë me përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019.

Pjesë nga deklarata e Përparim Spahiut

Përparim Spahiu: LSI është parti opozitare, ka pasur mjaft zhvillime të përbashkëta me PD. Kulmoi me protestën e 27 janarit. Një bashkëpunim politik mes PD dhe LSI kërkon që të ketë atë alkimin e vet, sidomos sa i takon programeve. Them që afrohemi bashkë në programin ekonomik, pra kemi të njëjtat shqetësime. Besoj fort që fronti opozitar do kalojë në një marrëdhënie politike mes palësh.

Ilva Tare: A është momenti dhe a po diskutohet nënshkrimi i një marrëveshje opozitarizmi mes PD dhe LSI?

Përparim Spahiu: Nuk ka diskutime për formalizmin e saj, them do shkohet drejt saj. Jam për një marrëveshje transparente, të thënë dhe afatgjate dhe që shqiptarët ta kuptojnë kush është opozita dhe kush është pozita dhe ku do shkojmë në afatmesëm dhe afatgjatë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perparim-spahiu-te-shkohet-ne-marreveshje-me-pd-ose-lsi-te-dale-e-vetme-ne-zgjedhje

Share This Video


Download

  
Report form