Aliu: BDI-ja mundëson cenzusin për president

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

PDSH-ja ka akuzuar sot BDI-në e Ahmetit se me propozimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në ditën e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, mundëson pragun e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. Sipas Imer Aliut zgjedhjet e parakohshme parlamentare shkaktojnë ngecje edhe më të madhe në proceset euro-integruese të vendit, dhe për këtë janë të vetëdijshëm jo vetëm shqiptarët por dhe bashkësia ndërkombëtare.

"Për ata që nuk e kanë të qartë dhe ata që s'duan ta kuptojnë, nuk ekziston cenzus në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Cenzusi që kërkohet në bazë të ligjit në raundin e dytë, maqedonasve ua mundëson Ali Ahmeti që pranon që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen, të zhvillohen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale",deklaroi Imer Aliu, PDSH.

Aliu theksoi arsyen e pjesëmarrjes së PDSH-së në zgjedhjet presidenciale me kandidat të saj.

"Ne jemi partia e vetme shqiptare dhe jo rastësisht nuk jemi pjesë e asnjërit prej skenarëve antishqiptarë që po zhvillohen. PDSH-ja nuk mund të lejojë që votat shqiptare të bëhen pre e marrëveshjeve mes Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit. Për këtë arsye PDSH-ja garon në këto zgjedhje me kandidatin e vet shqiptar", u shpreh Imer Aliu, PDSH.

PDSH-ja i futet garës për zgjedhjet presidenciale, me kandidatin Iljaz Halimi, për të cilin kreu i partisë Thaçi beson se do të grumbullojë 350 mijë vota. Bedri Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form