MPB, pranga 8 personave për vjedhje të artefakteve

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Tetë persona kanë rënë nën pranga, në aksionin e sotëm policor, për vjedhje të artefakteve nga Muzeu i Maqedonisë. Në mesin e tyre janë edhe drejtori aktual i Muzeut të Maqedonisë Darko Kërzhovski, ish drejtori Pero Josifovski ndërsa për veprën në fjalë akuzohet edhe ish drejtori i drejtorisë për mbrojtje të trashëgimisë kulturore Pasko Kuzman, aktualisht në arrest shtëpiak për rastin "Falanga". Të arrestuarit ngarkohen me akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare, autorizimeve për replikimin e artefakteve. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në 40 mijë euro.

"Bëhet fjalë për perona nga Shkupi dhe Ohri, si Drejtori i Programacionit, magazinieri i depos në Muze, drejtori aktual dhe ish drejtori i Muzeut, si dhe ish drejtori i drejtorisë për trashëgimi kulturore. Personi i fundit është argjendar nga Shkupi i cili akuzohet për veprën penale të "nxitjes", u shpreh Ivo Kotevski zëdhënës i MPB-së.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Publike në Shkup, e cila ka kërkuar paraburgimin e 8 personave në fjalë nën dyshimin se ata kanë kryer veprën penale të vjedhjes së 162 artefakteve me vlerë nga Muzeu i Maqedonisë, nga nëntori i 2011-ës deri në tetor të 2013-ës. Dyshimet, prokuroria i bazon në dëshmitë e marra deri tani e në veçanti nga bastisjet e realizuara, konfiskimi i artefakteve dhe dokumentacionit, raportet nga gërmimet arkeologjike dhe librat. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form