Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Beratit ka arrestuar dy persona pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kalonin në mënyrë të paligjshme kundrejtë pagesës 650 euro për person drejt Greqisë nëpërmejt kufirit të gjelbër 4 shtetas shqiptar.
?Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në Kakavijë i shtetasve Hektor Gole, 31 vjeç, banues në Tepelenë dhe Manxhar Shehu, 33 vjeç, banues në Tepelenë. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi K.G, 58 vjeç. Në lidhje më këta shtetas në muajin Prill 2016 është rregjistruar proçedimi penal me Nr. 207 i ndjekur me medoda special të hetimit?, sqaron policia.
Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 1 automjete, 8 aparate celulare, 300 euro, 3 pasaporta biometrike,1 pajisje për skanimin e pasaprotave.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ?Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve? kryer në bashkëpunim.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/berat-650-euro-per-te-kaluar-ne-greqi-pranga-dy-personave/