A1 Report - Zana Xhuka le ne "kaos" ILDKP rreth 8500 dosje te paprekura

Report TV 2015-08-21

Views 5

TIRANE- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ndodhet në kolaps për shkak të rreth 8500 dosjeve të pa prekurave që ish-drejtuesja e këtij institucioni Zana Xhuka ka lënë. Nga ky numër dosjesh, 2500 janë të mbartura nga viti 2012. I gjendur në këto kushte të vështira kreut të ri të këtij institucioni dhe stafit i lind detyra të shqyrtojë këto dosje të paprekura, brenda 1 muaji pasi në 31 mars Inspektoratit i shtohen edhe 6000 dosje të tjera.

Kamera e "A1 Report" ka mundur të hyjë në këtë institucion dhe ajo çka evidentohet është se punonjësit e këtij institucioni po inventarizojnë të gjithë godinën, madje kemi mësuar se janë ngritur komisione të posaçme që po merren me situatën që ish-kryeinspektorja Xhuka ka lënë pasi u shkarkua nga Kuvendi për pavlefshmëri emërimi.

Mësohet po ashtu se Zana Xhuka e kthyer ne mollë sherri mes opozitës dhe mazhorancës, nuk ia ka dorëzuar pasuesit të saj detyrën në bazë të rregullave që përcakton ligji, duke lënë gjithçka të painventarizuar.

Gjendjes në të cilën është lënë godina dhe puna në të, i shtohet edhe një problematikë tjetër, ajo e ndryshimit të emërtimit të këtij Inspektorati.

Ndonëse ligji për emrin e këtij inspektorati, pra të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, ka ndryshuar që në vitin 2012, ish-kreu i këtij institucioni znj.Zana Xhuka nuk ka mundur as të ndryshojë këtë emër që pas ndryshimeve në ligj ai ju bë Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Vetëm pak ditë më parë Parlamenti miratoi me votat e mazhorancës emërimin e Shkëlqim Ganajt në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, duke shkarkuar Xhukën nga ky post. Pas këtij vendimi ish-kryeinspektorja është shprehur se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të vënë drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form