Ndryshon qëndrimi i PDSH-së për zgjedhjet presidenciale

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

PDSH-ja sonte pritet të shpalos kandidatin e tij për shef të shtetit. Në mbledhjen e kryesisë së partisë së një nate më parë është vendosur që drejtë ekskluzive për zgjedhjen e kandidatit t'i jepet kreut të këtij subjekti politik, Menduh Thaçit. Nga PDSH nuk deshën të zbardhin emrat e kandidatëve të propozuar për të cilin do të përcaktohet Thaçi, megjithatë në opinion tashmë përfliten emrat e Iljaz Halimit, Miat Sadiku dhe ish ministrit të kulturës Arifikmet Xhemailit. PDSH-ja mori qëndrimin për pjesëmarrje në zgjedhje përkundër deklarimeve të mëparshme të Thaçit se zgjedhjet janë të parëndësishme dhe se nuk kanë interes të përfshihen në këtë garë.

"Mendoj se është temë shumë jo serioze. Presidenti në Maqedoni nuk ka kurrfarë kompetencash as kushtetuese dhe as ligjore. Më vjen keq që zoti Ahmeti është në pozitë shumë të rëndë dhe tani zbulon tema qesharake në vend se të flasë për Gruevskin, për qeverinë, për vendimet shumë antishqiptare që merr qeveria", ka deklaruar Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së më 11.01.2014.

Ndërkohë portali në gjuhën maqedonase 'Libertras' mbrëmë njoftoi për një takim që kryetari i PDSH-së, Thaçi ka realizuar me drejtorin e Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, por pa dhënë detaje për këtë takim. Nga ana tjetër prononcimin e mbrëmshëm, deputeti Orhan Ibrahimi tha se pjesëmarrja e PDSH- në garën për President të shtetit, është nxitur nga politika e gabuar e BDI-së e cila siç sipas PDSH-së, fyen ndjenjat e shqiptarëve.

"Na ka shty politika hipokrite e padenjë e BDI-së e cila thellë luan me ndjenjat e popullit shqiptar, sepse ata mendojnë se shqiptarët janë turmë janë të paorganizuar, ndërsa ne themi se shqiptarët janë shumë të organizuar, dhe kanë partinë e tyre shqiptare e cila do të kandidojë kandidat shqiptar", u shpreh dje Orhan Ibrahimi, PDSH.

Ndryshe Thaçi në vend të mbështetjes për kandidat konsensual pati ofruar edhe një platformë bashkëpunimi me BDI-në, ku si prioritet do të ishin çështja e integrimeve, ndarja e drejtë dhe proporcionale e buxhetit, zyrtarizmi i tërësishëm i gjuhës shqipe si dhe ngritja e mekanizmit të konsensusit të pjesshëm të Badenterit në parlament me konsensus të plotë, por nga BDI-ja u përgjigjën duke thënë në të mirë të demokracisë është që shqiptarët të kenë dy platforma politike. Semra Jakupi

Share This Video


Download

  
Report form