A1 Report - Kapet banda e shqiptarëve dërguan në Itali 40 kg kokainë

Report TV 2015-08-21

Views 3

PARMA - Shkatërrohet në Parma të Italisë, një bandë shqiptarësh që gjatë dy viteve të fundit, kishte transportuar nga Shqipëria në Itali 40 kilogramë lëndë narkotike kokainë. Arrestimet e 4 anëtarëve të fundit të bandës janë bërë gjatë ditës së sotme në operacionin e koduar "Vajzat". Gjatë këtij aksioni është sekuestruar edhe një sasi prej 3 kilogramë kokainë.

Të arrestuarit janë, shqiptarët, Armand Keçi, 37 vjeç rezident në Parma, Alket Ajdini, 30 vjeç, rezident në Parma si dhe dy të tjerë me inicialet: K. A., 33 vjeç rezident në Fontanella të Bergamos, D. D., 38 vjeç, rezident në Alseno, në provincën e Piaçenzas. Arrestimet e këtyre personave janë bërë nga skuadrat e lëvizshme të karabinierëve.

Operacioni e ka marrë emrin "Vajzat", pasi kështu e emërtonin kokainën trafikanët me qëllim që të humbnin gjurmët. Ishin dy rrugë të trafikut të drogës, nga Shqipëria në Bergamo ose nga Shqipëria në Reggio Emilia. Hetimet ndaj kësaj bande të trafikut të kokainës kishin nisur në dhjetor të vitit 2012 nga seksioni i antidrogës në Parmës. Në atë kohë ishin arrestuar 4 persona, ndërsa një i pestë ishte larguar nga Italia.

"Në prill të vitit 2013 ishte sekuestruar një sasi prej 1 kilogramë kokainë në makinën që drejtohej nga shqiptari me inicialet K. A. Dy makina, njëra pararojë dhe tjetra që kishte drogë, po udhëtonin afër njëra tjetrës në autostradën A4 në Teldate, në provincën e Bergamos. Makina e parë ishte një Ford Focus ndërsa makina ku ndodhej lënda narkotike ishte në një Seat Altea. Në makinë u gjetur 1 kilogramë kokainë dhe shoferi u arrestua", shkruhet në dosjen e Policisë së Parmës.

Në dosje tregohet edhe se si është sekuestruar lënda narkotike. "Fillimisht është shkartërruar kanali i parë i drogës së shqiptarëve që mbërrinte në Reggio Emilia. Dy shqiptarë ishin ndaluar duke udhëtuar me një makinë në datën 3 maj 2013 dhe gjatë kontrollit u është gjetur sasia prej 106 gramësh kokainë. Gjatë kontrollit në banesën e tyre ishte gjetur 2 kilogramë e 200 gramë kokainë. Ndërsa 300 gramë të tjerë ishin gjetur në një mbajtëse kafeje" thuhet në raportin e policisë të përgatitur për këtë operacion.

Share This Video


Download

  
Report form