A1 Report - Transporti, qeveria s'terhiqet: S'negociojme sigurine qytetare

Report TV 2015-08-21

Views 0

Qeveria ka vendosur që të mos negocjojë në asnjë pikë, kur bëhet fjala për sigurinë e transportit të qytetarëve. Dy ministra të kabinetit qeveritar ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, zhvilluan një takim me përfaqësues të grupeve të interesit të transportit ndërqytetas dhe rreth qytetas të pasagjerëve, si dhe atyre të autoveturave 8+1 për të rregulluar kaosin e tregut të transportit publik. Për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, situata është anarkike por siguria e qytetarëve nuk negociohet me asgjë. Për zgjidhjen e kësaj situate ministri i Transporteve, Haxhinasto, u propozoi grupeve të interesit edhe tre zgjidhje konkrete që prekin si furgonat taksi, ashtu dhe autobusët. Shoqatat dhe 2 ministrat ishin dakord në një pikë: "Të luftohet informaliteti", por ndahen në një pikë tjetër që: "Shoqatat e transportit publik me automjetet 8+1 kërkojnë ardhjen e plotë dhe kthimin e plotë me pasagjerë". Kjo nuk pranohet nga qeveria e cila këmbëngul në zbatimin e ligjit për transportin publik taksi i cili detyron kthimin bosh. Të indinjuar me urdhrin që nuk i lejon të transportojnë pasagjerë në kthim, drejtuesit e furgonëve 8+1, protestojnë prej 9 ditësh në disa rrethe të vendit. Shoferët e furgonëve kanë kërkuar pezullim të urdhrit, pasi sipas tyre, kjo do të thotë varfëri ekstreme për ta.

Share This Video


Download

  
Report form