A1 Report - Siri, ngarkesa e tretë me armë kimike lë Portin e Latakia-s

Report TV 2015-08-21

Views 2

SIRI- Anija norvegjeze "Taiko" ka bërë ditën e sotme transportimin e një pjese tjetër të armëve kimike nga arsenali sirian. Kjo gjë bëhet e ditur nga ONAK, Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike. Kjo është ngarkesa e tretë që lë Portin e Latakias në Siri dhe burime nga ONAK, kanë thënë për Agjencinë e Lajmeve "Ansa", se ngarkesa përbëhet nga 60 ton agjentë kimikë nga Siria, por destinacioni i tyre nuk do të jetë Porti italian i Gioia Tauro-s në Rajonin e Kalabrisë, ashtu si dy ngarkesat e para të datës 7 dhe 29 janar, ku u transportuan 54 ton armë kimike.

Gjithmonë sipas këtyre burimeve, këto materiale janë të `Prioritetit të dytë` që do të thotë se janë më pak të rrezikshme dhe nuk do të shkatërrohen në brendësi të anijes amerikane "Usa Cape Ray".

Gjatë operacionit të kryer pasditen e të hënës, anija norvegjeze është shoqëruar nga anije kineze, daneze dhe ruse. ONAK ka konfirmuar gjithashtu se disa materiale kimike janë shkatërruar në brendësi të territorit sirian, paralelisht me heqjen e materialeve me rrezikshmëri të lartë nga ky territor.

Disa ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shprehën shqetësimin e tyre për shkak të vonesave të bëra nga Siria, në dorëzimin e arsenalit kimik, duke ngadalësuar kështu procesin dhe duke mos respektuar marrëveshjen. Sipas kësaj marrëveshje, afati i fundit i përfundimit të programit të armëve kimike të Sirisë, është data 30 qershor 2014-të.

Share This Video


Download

  
Report form