A1 Report - Tirane, digjet makina e zyrtarit te auditit te Brendshem ne MB

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANË - Digjet gjatë natës duke gdhirë dita e dielë makina e një zyrtarit të Ministrisë së Brendshme.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, kur persona të paidentifikuar kanë thyer xhamin e makinës në pronësi të Flamur Çelës, oficer i auditit të Ministrisë së Brendshme dhe kanë hedhur brenda saj lëndë djegëse duke e djegur pjesërisht.

Për pasojë një pjesë e makinës është djegur, ndërsa kanë qenë forcat zjarrfikëse që e kanë shuar, duke parandaluar djegien e plotë të saj. Policia ka bërë të ditur se, zjarri është i qëllimshëm për shkak të detyrës.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, "në datën 09 shkurt 2014, rreth orës 03:15, në rrugën "Adem Jashari", në mjetin tip "Benz" të Flamur Çela-jt, kanë thyer xhamin dhe kanë hedhur lëndë djegëse, për pasojë mjeti është djegur brenda pjesërisht".

Policia tha se, është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Share This Video


Download

  
Report form